“Mungojnë investimet në arsim”

Në ditën e 7 Marsit, Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetes Jorida Tabaku tha se bazë e probleme në arsim, është mungesa e investimeve këto 8 vite qeverisje me Edi Ramën.

“Që vullneti politik të ekzistojë duhet të ketë një filozofi që e mbështet arsimin, duhet të promovosh ato që janë më të arsimuar duhet të mbështesësh ato që janë më të arsimuar, duhet të japësh shembull me ato që janë më të arsimuar.

Se kur shikon ministra e deputetë që janë pa shkollë e të pa investuar në arsim, çfarë shembulli marrin nxënësit? Arsimi në fakt, apo pak më mirë pandemia, tregoi se si ka dështuar arsimi. Pasi po jepni disa shembuj se si ka dështuar infrastruktura tani, po ka dështuar shëndetësia ka dështuar çdo sektor. Por të dështojë arsimi, është fatkeqësi”.

Sipas partisë demokratike, afro 25 % e të rinjve nuk po ndjekin shkollën.

“Ne nxjerrim studentë të cilët e mësojnë profesionin pasi e fillojnë punën. Nuk nxjerrim studentë të aftë në treg dhe prandaj rajoni nuk na e pranon shkollimin tonë sepse ne nuk i rrisim fëmijët”.

“25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë.  Por që të kesh një normë kaq të lartë do të thotë që mos ta duash fare arsimin. Norma e analfabetizmit është rritur sipas UNDP, pra janë një sërë treguesish që janë rritur që tregojnë për këto politika”.

Sipas Partisë Demokratike kreu i qeverisë e ka politizuar arsimin.

Tv Klan