BashaPartia demokratike ka depozituar pranë parlamentit 39 amendamente për të ndryshuar projektbuxhetin e vitit 2014. Kryetari Lulzim Basha ka pranuar se ato mbështeten në tryezat e organizuara me grupet e interesit, por edhe në premtimet elektorale të kryeministrit, që sipas Bashës nuk janë reflektuar në këtë projektbuxhet. Ai renditi disa prej tyre madje i shoqëroi ato me fragmentë nga fushata socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit.

Duke e konsideruar taksën progresive si dëmtuese për të gjitha bisneset, Basha tha se kjo përfshin edhe atë fason, një propozim që u bë një ditë më parë edhe nga Levizja Socialiste për Integrim. Premtime të tjera gjatë fushatës por që nuk janë mbajtur, sipas Bashës janë edhe heqja e TVSH për produktet e shportës, heqja e tatimit për inputet në bujqësi, si dhe ndërtimi i një sistemi vaditës me vlerë 160 milion dollarë. Nga selia e Partisë Demokratike, kryetari Lulëzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama ti votojë këto amendamete si pjesë e premtimeve të tij gjatë fushatës zgjedhore.

Por në mungesë së votave në Parlament, kryetari i PD-së, tha se forca politike që drejton do të mbështesë popullin që sipas tij ka ardhur momenti të marrë fatin e vet në dorë . Të gjithë e dinë që skemi votat dhe shqetësimi është i thellë. Kjo shoqëri e tregoi se ç’duhet të bëjë ashtu siç veproi me armët kimike. Fatin në dorë e merr populli. Do e mbeshtesim politikisht dhe do jemi në krye të aksionit për të ndalur këtë qeveri që punon kundër shqiptarëve”.