“Check up-i, konçension korruptiv”

Partia Demokratike u është rikthyer denoncimeve për koncesionin e Check Up-it. Në një dalje për mediat, Sekretari  për çështjet ligjore Çlirim Gjata akuzoi Kryeministrin Rama se i ka dhënë financues së fushatave të Partisë Socialiste 8.5 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për kontrolle të pakryera.

 “Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro. “

Partia Demokratike e cilëson korruptive kontratën e check up-it dhe paralajmëron se pas ardhjes në pushtet do ta anulojë atë. Sipas selisë blu 8.5 milionë euro që i janë dhënë Vilma Nushit mund të shërbenin për të zbutur varfërinë në vend.

Tv Klan