PD: Abuzive, tenderat për Qytetin Studenti

PD: Abuzive, tenderat për Qytetin Studenti

15:22 28/10/2019

Përgënjeshtron Bashkia: Dëmet u shkaktuan nga tërmeti

Partia Demokratike i ka cilësuar abuzive tenderat e Bashkisë së Tiranës për rikonstruksionin e godinave në Qytetin Studenti. Ish-deputetja Orjola Pampuri, denoncoi punimet duke shfaqur për mediat pamjet e rënies së tavanit, si dhe çarje të mureve, që sipas saj, janë të një godine në qytetin studenti.

Por Bashkia e Tiranës ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike. Në reagimin e saj thotë se këto dëmtime janë shkaktuar nga tërmeti që ra në Tiranë më datë 21 Shtator.

“Pas tërmetit të fortë, në Qytetin Studenti ka patur dëme minimale, të tipit plasaritje suvaje, se në shumë ndërtesa në zonën e prekur nga tërmeti. Bashkia e Tiranës kërkoi një verifikim të specializuar të dëmtimeve nga Instituti i Ndërtimit, i realizuar më datë 27 Shtator 2019, i cili konstatoi dëme në rifiniturat e objektit, si plasaritje dhe çarje të suvatimeve, pa probleme për strukturën mbajtëse të godinës.

Bashkia e Tiranës e cilëson qëndrimin e Partisë Demokratike një Fake News për të mashtruar qytetarët. Ajo siguron se do të vijojë investimet në përmirësimin e kushteve të godinave në Qytetin Studenti dhe me mbështetjen e qeverisë gjermane, do të realizohet rivitalizimin total i tij.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi