Voltana AdemiEdi Rama flet gjerë e gjatë për meritë e profesionalizëm, merr shembuj nga Britania e Franca e citon Konicën, por kur vjen puna për emërimet e rëndësishme në poste delikate dhe me përgjegjësi të madhe publike, ai i var ujkut mëlçitë në qafë.

Kryeministri ia ka besuar sigurinë ushqimore të shqiptarëve, Aleksandër Kalemajt, i arrestuar më parë për prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin.

Personi i akuzuar se një magazinë në Vlorë e kishte kthyer në fabrikë ku prodhonte pije dhe mallra të tjera të rrezikshme për jetën e qytetarëve dhe konsumatorëve, është sot personi që Edi Rama i ka besuar drejtimin e AKU-së, kësaj agjencie që garanton cilësinë dhe standardet ushqimore në vend.

Me këtë emërim, Edi Rama ka treguar se nuk ka më turp nga asgjë, dhe se arrin deri këtu, sa një prodhues të paligjshëm të pijeve e të ushqimeve, të arrestuar dhe të akuzuar në tetorin e vitit 2012, pas një hetimi të gjatë të policisë dhe prokurorisë, ta bëjë përgjegjës për sigurinë tonë ushqimore.

Pak më shumë se 1 vit më parë, Kalemaj është arrestuar nën akuzat:

“Prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin”

“Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”

“Kontrabandë me mallrat që paguajnë akcizë”

Policia i gjeti Kalemajt 300 litra alkool të prodhuara në mënyrë të paligjshme

50 litra konjak të prodhuar në mënyrë të paligjshme

120 litra birrë të prodhuar në mënyrë të paligjshme

Policia i gjeti Kalemajt mijëra etiketa me të cilat falsifikonte pijet dhe ushqimet që prodhonte në mënyrë të paligjshme

Edi Rama e gjeti këtë person të zhytur në paligjshmëri, si më të përshtatshim për ta bërë përgjegjës të sigurisë ushqimore në vend. Kjo është rilindje.