Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Komisionet Zgjedhore Vendore dhe përfaqësuesit e mazhorancës, po sabotojnë ngritjen dhe funksionimin e qendrave të listave të zgjedhësve dhe grupet e verifikimit pranë këtyre qendrave”. Kështu ka deklaruar shefi i departamentit të pushtetit lokal në PD, Njazi Kosovrasti, duke shtuar se një gjë e tillë vërteton inekzistencën e veprimtarisë së komisioneve qendrore zgjedhore vendore. Ndërsa në lidhje me pjesëmarrjen e opozitës në këto komisione, sekretari i departamentit të pushtetit lokal, Ferdinand Poni tha:

Ferdinand Poni:- “Sapo procesi gjyqësor të mbarojë dhe ne shpresojmë të mbarojë në favor tonë, sepse janë të gjitha gjasat për këtë të ketë një ristrukturim të KQZV-ve. Megjithatë odiseja kaq e gjatë e gjykatave, ka pesë ditë që zoti Kosovrasti e ka fituar gjyqin ne Gjykatën e Lartë, për ta rishqyrtuar, Gjykata e Apelit e shtyn”.

Duke vlerësuar ecurinë e deritanishme të procesit parazgjedhor, PD nënvizon, se faktet tregojnë hapur mosplotësimin e standardeve të këtij procesi./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego