Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Akuza ndaj qeverisë për shitjen e energjisë elektrike kanë vazhduar edhe sot nga Partia Demokratike. Sipas saj, eksporti i energjisë gjatë vitit 2000, kap shifrën 200 milion kilovat/orë rreth dy herë më shumë seç deklaroi Ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit. Për demokratët një eksport i tillë ka çuar në keqmenaxhimin e rezervave ujore.

Partia Demokratike është shprehur se do të paraqesë edhe të dhëna të reja, për shkaqe të tjera që falimentuan dhe po shkatërrojnë sektorin energjitikë. Fakte të mjaftueshme këto për të treguar dështimin e kësaj qeverie dhe domosdoshmërinë e largimit të saj./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego