PD: Bashkëpunëtorët e Sigurimit kanë marrë drejtimin e policisë

Numri 2 i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, rezulton se ka qenë sigurims me dosje që ka numër 7559 në Korçë. Ky është denoncimi që ka bërë Partia Demokratike, e cila hedh akuza se bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, kanë marrë drejtimin e policisë.

“Albert Dervishaj është emëruar si numri 2 i Policisë së Shtetit në shkelje të ligjit që e ndalon përfshirjen në polici të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Duke emëruar Albert Dervishajn në këtë post, dyshja Rama-Lleshaj kanë shkelur ligjin dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi. Emëruesit e tij në krye të Policisë së Shtetit, heshtin sepse ata e dinë ekzistencën e dosjes me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë në emrin e Albert Dervishajt”.

Albert Dervishi është drejtuesi i dytë më i lartë në Policinë e Shtetit, pas Gjovalin Lokës, që denoncohet se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, para vitit 1990-të.

Tv Klan