“Gënjeu për ushqimin falas në mensat sociale”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është vënë në qendër të akuzave të Partisë Demokratike.

Ish-deputetja Orjola Pampuri e akuzoi se nuk ka mbajtur premtimin në lidhje me ushqim falas në mensat sociale për personat në nevojë.

Demokratët thonë se njerëzve në nevojë e të pastrehë u është refuzuar ushqimi, pasi duhet të paraqesin një mori dokumentesh, të cilat duhet më parë të verifikohen nga një komision.

Veliaj, sipas opozitës, ka mashtruar duke mos mbajtur premtimin e dhënë, ndërsa i cilëson shfaqje daljet e tij në ditë festash me të pastrehët në mensa sociale.

Tv Klan