Partia Demokratike ka vijuar akuzat në adresë të Kryeministrit Rama për fshehje të pasurisë. Përmes një dalje për mediat, selia blu publikoi dy dokumente që sipas saj provojnë se oxhaku në vlerën e 18 milionë eurove që kreu i qeverisë tha se nuk i përkiste atij, por një mikut të tij është gënjeshtër.

Sipas demokratëve në librin e tatimeve miku i kryeministrit, Adrian Dule, figuron si një person me zero transaksione financiare.

Opozita thotë se historiku tatimor provon se shoqëria “AD” e mikut të Kryeministrit, ka shpallur falimentim në vitin 2012 dhe njëherazi rezulton se, i regjistruar si person juridik me emrin “Aramika Studio” në vitin 2017, sërish është i deklaruar me zero fitim.

Tv Klan