“Familja Përndoj jeton në pallatin e dëmtuar”

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast për abuzimet me dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit.

Rasti i denoncuar nga selia blu është familja e Tone Përndoj në Lezhë, e cila jeton në pallatin e dëmtuar nga tërmeti.

“Unë jam Tone Përndoj. Jetoj këtu, banoj në këtë pallat. Kanë ardh e kanë parë, këtu s’kanë qenë, s’ka hyrë kush me thënë që me pa këtu inxhinierët që kanë ardh. Na patën thënë me dal me shku në Shëngjin, kam pasur një fëmijë të sëmurë edhe s’mund të shkoja. Këtu s’ka ardhë kush me pa. Kam shkuar tek Bashkia më kanë thënë ke ardh me vonesë këtu në Balldre kurse në Lezhë sna kanë pranuar, kam shkuar e s’na ka pranuar kush. Kemi bërë një kërkesë tani e kemi çuar për në Tiranë, s’na ka kthyer kush përgjigje”.

Alfrida Marku: Këtu në këtë pallatin këtu, familje të tjera kanë marrë dëmshpërblim?

Tone Përndoj Familje të tjera kanë marrë… kanë marrë, kanë marrë!

Sipas Partisë Demokratike, denoncimet e qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti tregojnë një diferencim për marrjen e dëmshpërblimeve.

Tv Klan