Teksa maxhoranca duket e vendosur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Partia Demokratike akuzoi kryetarin dhe disa prej anëtarëve të komisionit hetimor si bashkëpunëtorë me bandat e krimin për blerjen e votave në dosjet 339 dhe 184.

“Ulsi Manja do hetojë Presidentin? Pse se heton atë për vjedhjet e Dibrës. Ai duhet të ishte në burg. Ilir Ndrazhi që është krahu i bandës së Avdylajve që i premtonin se do fitonin 10 me zero. Çyrbja i Shullazit, Rrahman Rraja, Luan Harusha i Bajrajve, apo Damian Gjiknuri që do falsifikonte dokumentet zyrtare të qeverisë amerikane?”

Pas ngritjes së komisionit hetimor, Selia Blu thotë se fshihet skenari i kryeministrit për të mbuluar skandalet e qeverisë dhe se përmes tij Rama kërkon të shantazhojë këdo që i del kundër. Për opozitën Presidenti Ilir Meta nuk ka shkelur Kushtetutën, por ka garantuar të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur.

Tv Klan