Partia Demokrartike e quan gjueti shtrigash aksionin e policisë për ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Duke iu referuar arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim të ish-drejtorit të Qytetit Studenti” Bujar Brovina, selia blu përmes deputetit Keltis Kruja pretendon se ka dokumenta që vërtetojnë se Brovina nuk ka abuzuar me energjinë elektrike.
Por këto pretendime të Partisë Demokratike janë hedhur poshtë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
OSHEE i kërkoi opozitës që të mos marrë në mbrojtje shkelësit e ligjit dhe të mos pengojë punën për vënien para drejtësisë të abuzuezve me energjinë elektrike.
Tv Klan