PD: Babani, hajdut makinash

PD: Babani, hajdut makinash

16:05 16/09/2019

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat

Pak ditë pasi Kryebashkiaku i Vaut të Dejës i cilësoi shpifje akuzat e Partisë Demokratike se ka qenë i ndaluar dhe arrestuar në Itali e Maqedoni, selia blu publikoi disa dokumente që sipas saj provojnë se Mark Babani rezulton të jetë me precedentë kriminalë.  

“Mark Babani, me emrin e rremë Marq Babaj, është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”. Ai është arrestuar nga Policia Italiane duke vjedhur makina. Kandidati i Edi Ramës për Vaun e Dejës ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonën e Siçilisë dhe që kishte kryer disa vjedhje. Ka qëndruar në burg deri më datën 6 Maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti italian”.

Pas publikimit të dokumenteve nga PD, Babani sqaroi se nuk ka ndryshuar kurrë emër dhe se as nuk është ndaluar ndonjëherë nga policia italiane.

Reagimi i Babanit u pasua nga një tjetër kundërpërgjigje e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, i cili i kërkoi Kryebashkiakut të Vaut të Drejtës të shpjegojë se në cilin hotel ka qenë datën 24 Janar 1996, ndërsa paralajmëroi publikimin e të tjera fakteve.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT