Partia Demokratike ka hedhur poshtë deklaratën e dhënë nga kreu i grupit kuvendor të socialistëve Taulant Balla në emisionin “Opinion” se është njohur në fund të vitit 2014 me Edmond Begon përmes komunitetit mysliman.

Balla sqaroi se me Begon është takuar teksa ky i fundit si sipërmarrës do të ndërtonte xhaminë e zonës së tij elektorale në Dragostunjë.

Por demokratët duke iu referuar sistemit TIMS thonë se njohja e Ballës me mikun trafikant daton më herët dhe se vetëm në vitin 2014 ata kanë udhëtuar së bashku me makinë dhe avion 12 herë vajtje-ardhje.

Tv Klan