Zv/Kryebashkiaku: Ishte fitues i çmimit në Barcelonë, mori përsipër shpenzimet

Partia Demokratike ka akuzuar Nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, se ka qëndruar në një dhomë hoteli në Barcelonë, e cila ka kushtuar 908 euro nata.

“Faturën për dy netë qëndrimi”, thonë demokratët, “e ka paguar presidenti i kompanisë Fusha, Shkëlqim Fusha, i cili ka fituar disa miliona euro nga kontratat me Bashkinë”.

Në lidhje me këto akuza ka reaguar Nënkryetari Mazniku.

Ai sqaron se në Barcelonë u mbajt ceremonia e dhënies se çmimeve “European Prize for Urban Public Space”, ku sheshi “Skënderbej” fitoi çmimin e parë.

“Ky çmim i shkoi Arkitektit ‘54N4E’/Kompanisë Zbatuese ‘Fusha’ dhe Kontraktorit, Bashkia Tiranë. “Kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde publike të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si Bashkisë, si kontraktorit për realizimin”, deklaron Mazniku.

Tv Klan