“Qeveria t’i japë fund diskriminimit”

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Rama se përmes VKM-së po diskriminon bizneset, duke u refuzuar atyre pagën e luftës.

Ish-deputetja Jorida Tabaku publikoi disa dokumenta që sipas saj faktojnë denoncimet e mbërritura në selinë blu, ku shumë biznese që kanë aplikuar për fondin e vendosur nga qeveria po  skualifikohen pa të drejtë nga marrja e pagesës.

Kjo sipas Tabakut pasi ne VKM  specifikohet se këtë pagesë e përfitonin të gjithë bizneset e vogla të mbyllura në bazë të listëpagesave deri në janar 2020.

Tabaku thotë se qeveria duhet ti japë fund diskriminimit, pasi po vështirëson pagesat duke seleksionuar mes bizneseve dhe qytetarëve.

Në vend të 10 oligarkëve sipas selisë blu kryeministri duhet tu japë të gjithë atyre qytetarëve që kanë mbetur pa punë dhe pa të ardhura mbështetjen minimale për ekzistencë.

Tv Klan