Prokuroria të hetojë aferën e kompanisë së bashkëshortes

Partia Demokratike akuzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor , Blendi Gonxhe se në konflikt të hapur interesi ka përfituar 220 milionë lekë nga buxheti. përmes një kompanie private të vendosur në emër të bashkëshortes së tij.

Demokratët publikuan disa dokumente që sipas tyre provojnë se Ministria e Jashtme, ajo e Mbrojtjes, Arsimit, Parlamenti, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, por veçanërisht Agjencia e Planifikimit të Territorit, paguajnë me miliona lekë kompaninë private të bashkëshortes së Blendi Gonxhes për të siguruar makina me qira apo shërbime të tjera transporti.

 “Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor ka në pronësi një kompani private për transport udhëtarësh, të cilën e përdor për t’u dhënë makina me qera kolegëve të tij në institucione të tjera shtetërore. Janë rreth 220 milionë lekë që Blendi Gonxhe ka përfituar me këtë biznes në konflikt të hapur interesi”.

Partia Demokratike ftoi prokurorinë të hetojë mbi atë që e cilëson afere korruptive, ndërsa Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor , Blendi Gonxhe i kërkoi të japë dorëheqjen.

Tv Klan