Rikthimi në Kuvend i Deputetit Armando Prenga ka çuar në braktisjen nga ana e opozitës të komisioneve parlamentare.

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar, që zgjati për afro 60 minuta, Lulzim Basha tha se përballja me qeverinë nis të enjten, duke e cilësuar largimin e Armando Prengës nga Kuvendi një kusht të panegociueshëm.

Mes kushteve të opozitës është edhe Dekriminalzimi. Përmes një shkrese drejtuar Kryetarit të Kuvendit Meta, kërkohetë që aktet nënligjore të cilat mundësojnë vënien menjëherë në veprim të këtij ligji të miratohen të enjten.

Ish – Kryeministri Berisha, duke iu përgjigjur interesit të medias mbi këtë vendim të opozitës tha se e mbështet plotësisht atë.

Tv Klan