Partia Demokratike thotë se në 4 vitet e fundit, shkolla është braktisur masivisht.

Referuar të dhënave të INSTAT, kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Albana Vokshi deklaroi se gjatë mandatit të parë të qeverisë së Edi Ramës, rreth 133 mijë nxënës kanë hequr dorë nga arsimimi.

Selia blu e konsideron braktisjen e shkollës një këmbanë alarmi për vendin.

Partia Demokratike thotë se me ardhjen në pushtet do të sigurojë mbështetje për nxënësit e studentët e familjeve në nevojë, do t’u sigurojë kushte të mira e dinjotoze pune, si dhe do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë.

Tv Klan