“Orientohet tek klientët e kryebashkiakut Veliaj”

Demokratët thonë se buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm është kundër interesit të qytetarëve. Sipas ish-deputetes Jorida Tabaku në 2021-in banorët e kryeqytetit do të paguajnë më shumë taksa.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka parashikuar të shtrydhë edhe më tej bizneset dhe qytetarët, të cilët do të paguajnë më shumë se këtë vit rreth 21 milionë euro taksë mbi ndërtesën. Janë 17 milionë euro më shumë për taksën e pastrimit, Qytetarët do të paguajnë më shumë se 4 milionë euro për parkim”, tha Tabaku.

Edhe ky buxhet për demokratët është i orientuar tek klientët e kryebashkiakut Veliaj.

“Sa herë vijnë socialistët në pushtet aq herë shfaqen ndërtimet. Për vitin e ardhshëm bashkia pret që të grumbullojë 1/3 e të ardhurave të saj nga ndërtimet”, tha Tabaku.

Sipas Partisë Demokratike, Bashkia e Tiranës nuk parashikon në buxhet asnjë ndihmë për biznesin e vogël, si dhe nuk i jep zgjidh papunësinë që është rritur me 100 mijë persona.

Tv Klan