Kryesia e Partisë Demokratike e mbledhur mbrëmjen e së martës vendosi që në 16 Shkurt të organizojë një protestë masive në Tiranë.

Protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa do të paraprihet nga protesta të tjera në qytete të ndryshme të vendit.

Nuk dihet ende forma e protestës.

Në mbledhjen e Këshillit kombëtar u vendos që opozita të kërkojë krijimin e një qeverie kalimtare deri në zhvillimin e zgjedhjeve.

Tv Klan