Patria Demokratike ka caktuar sot drejtuesit politik për qarkun e Tiranës. Ndryshe nga qarqet e tjera që kanë një drejtes, PD në Tiranë do të ketë disa drejtuesë. Tvklan.al mëson se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka caktuar që Tirana të ndahet në disa degë.

Kështu, ish-deputeti Aldo Bumçi do të drejtojë degët 1, 12 dhe 14. Jorida Tabaku do jetë drejtuese në degët 2, 3 dhe 10.

Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj do jetë në krye të degëve 4 dhe 8. Ndërsa Grida Duma do jetë e deleguar në Kavajë dhe Rrogozhinë.

Ish-deputeti i Vlorës, Agron Shehaj, do jetë në krye të degëve 5 dhe 7, ndërsa Albana Vokshi do angazhohet në degët 9 dhe 11.

Për kreun e FRPD, Belind Këlliçi, Basha ka menduar që të jetë në krye të degëve 6, 13, 15 dhe 16. Ndërsa Flamur Noka në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë./tvklan.al