PD cakton drejtuesit politikë në dy qarqe të tjera



PD cakton drejtuesit politikë në dy qarqe të tjera

15:31 07/01/2021

Bardhi konfirmohet në Elbasan, Paloka në Durrës

Pas Shkodrës, Vlorës dhe Fierit, Partia Demokratike ka zgjedhur drejtuesit e saj politikë në dy qarqe të tjera të rëndësishme.

Sekretarit të Përgjithshëm i Demokratëve, Gazment Bardhi i është konfirmuar drejtimi politik i PD-së së Elbasanit, ku dhe do të drejtojë fushatën elektorale në këtë qark.

Gjithashtu PD-ja ka caktuar nënkryetarin e saj, Edi Paloka si drejtues politik në Qarkun e Durrësit.

Pak javë më parë demokratët prezantuan Helidon Bushatin si drejtues të Shkodrës, Enkelejd Alibeajn në Fier dhe ish-kreun e KLSH-së, Bujar Leskajn në Vlorë.

Tv Klan







Të ngjashme