Apelon për logon e Bindjes Demokratike

Partia Demokratike ka çuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS që rrëzoi fletën e votimit me emra të propozuar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Nëpërmjet një deklaratë për mediat, Ivi Kaso tha se Rama po përpiqet të fshehë kandidatët në lista e tij.

PD akuzon gjithashtu kryeministin Rama edhe se po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos. Vendimin e sotëm të KAS pro Bindjes Demokratike për ristilizimin e logos, demokratët e konsiderojnë të paligjshëm. Kjo sipas tyre do të ngatërrojë votuesit pasi PD dhe BD kanë logo të ngjashme.

Deklarata e plotë e PD:

Ёshtё shumë e qartë se çfarë ёshtё duke bёrё  Rama.

Ai i sheh sondazhet e vërteta saktësisht si ne, ai sheh qytetarёt që duan ndryshimin, ai e kupton se do të humbasë.

Është shume e qartë qe ai po përpiqet te manipuloje me çështjen e logos. Ligji është i qarte per çështjen e logos, Vendimi i sotëm është ne shkelje te ligjit. Ata po përpiqen te ngatërrojnë qytetaret shqiptare me këto lojëra te pista. Shiheni logon- dhe do ta kuptoni qarte se çfarë po përpiqen te bëjnë.  Ne do ta apelojmë vendimin e sotëm.

Çështja e dyte i përket vendosjes se emrave ne fletën e votimit. Rama është i turpëruar nga lista e kandidateve te tij, ndaj po përpiqet ti fshehe ata. Ai nuk do qe njerëzit te shohin se për ke po votojne. I bej thirrje deputeteve te PS te kene kujdes sepse Kryetari i tyre po perpiqet ti fshehe nga publiku sepse ndihet i turperuar nga ta.

Edi Rama e di që ne kurrë nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta, siç ai po përpiqet të tërheqë tani me truket e tij të pista.

Ajo që ai bën është përpjekja pёr të vonuar zgjedhjet me lodrat e tij të pista.

Shqiptarët e dinë këtë dhe tashmë ata janë ngopur me manovrat dhe marifet e tij të ndyra.

Kjo nuk do ta ndihmojë atë.

Unë i bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor për të bindur sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të hedhur poshtë mashtrimet e ndyra tё Ramës dhe për të lejuar zgjedhje demokratike në Shqipëri në 25 Prill.

Për 8 vjet Rama shkatërroi jetët e shqiptarëve, infrastrukturën, tani ai po përpiqet të shkatërrojë demokracinë tonë. Kjo ёshtë një luftë që Shqipëria të mbetet demokraci dhe ne do të fitojmë./tvklan.al