Pas deklaratave të dy ministrave, ka reaguar Partia Demokratike që i konsideroi qëndrimet e tyre “pjesë të një teatri kriminal me aktor Dritan Dajtin dhe regjisor Edi Ramën”.

Sipas selise blu, vrasësi i 4 dëshmorëve të Atdheut, është praktikisht i liruar nga “drejtësia e re e Edi Ramës”.

Partia Demokratike thotë se Rama kishte nën kontroll Gjykata e Lartë, kur ajo zhvlerësoi dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe i hapi rrugë vendimit skandaloz.

Sipas demokratëve, ministrja e Drejtësisë duhet t’i kërkojë prokurorisë të zbardhë përgjimet nga burgu të Dritan Dajtit dhe t’u thotë shqiptarëve me kë komunikon ai, kë shantazhon dhe kush i ka dalë garant për lirimin e shpejtë.

Tv Klan