Partia Demokratike ka vijuar akuzat në adresë të kryebashkiakut të Durrësit se i ka shërbyer kriminelëve me pasuri dhe pushtet në këmbim të blerjeve të votave në zgjedhje.

Ervin Salianji:

A e ka takuar Gjushi Cinen, një nga anëtar e bandës, për t’i siguruar ndërtimin e Avdylajve në det?  mbi çfarë kriteresh Peposhët e Durrësit, që terrorizuan zonën e shkozetit gjatë zgjedhjeve, kanë marrë parkimin tek sheshi i Stacionit të Trenit. 

Mbi çfarë kriteresh emëroi administrator në Sukth Bert Hoxhën person me precedentë të rëndë kriminale bashkë me vëllain e tij Gëzim Dankshi/Hoxha i cili u shpall në kërkim, pasi sulmoi me armë përfaqësuesit e PD në fushatën e Dakos 3 vjet më parë.  

Rud Taullai me linjat e transportit urban ka përfituar privilegjet e pushtetit të Vangjush Dakos dhe Edi Ramës? Kep Arapi me ndërtime në mijëra metra katrorë tek Gjiri i Lalzit? Ron Shqopa, Drejtor i rëndësishëm në Durrës? Krimi elektoral i lidh të gjithë këta bashkë”.

Tv Klan