PD denoncon indiferencën e qeverisë


PD denoncon indiferencën e qeverisë

17:10 28/09/2020

Fran Krosi: Nuk na kanë dhënë asnjë ndihmë

Me akuzën se qeveria po bën propagandë me procesin e rindërtimit, Partia Demokratike sjell dëshminë e familjes Krosi nga fshati Bushnesh i Krujës. Çifti i të moshuarve Fran dhe Bardhe Krosi jetojnë prej 10 muajsh në çadër pasi shtëpia e tyre u shkatërrua nga tërmeti i Nëntorit të kaluar.

Belind Këlliçi: Ka ardhur kush nga shteti?

Fran Krosi: Jo për Zotiin, rob i gjallë shteti, jo!

Belind Këlliçi: A s’ka ardh kush me ju pyt?

Fran Krosi: Jo, jo për Zotin! Për Zotin jo!

Belind Këlliçi: Po nga bashkia?

Fran Krosi: Asnjë rob i gjallë! Asnjë!

Belind Këlliçi: Po a ju kanë ndihmuar deri tani, ju kanë dhënë ndonjë ndihmë?

Fran Krosi: Asnjë, asnjë ndihmë, asnjë send nuk na kanë dhënë neve të dyve pleq.

Jetesa në çadër është vështirësuar me përkeqësimin e motit. Ata jetojnë vetëm me pensionin që marrin, ndaj kërkesën e vetme ndaj shtetit kanë rindertimin e shtëpisë.

Belind Këlliçi: Po ju 80 vjeç keni 10 muaj që rrini në çadër?!

Fran Krosi: Për Zotin po. Për Zotin!

Belind Këlliçi: Po çfarë prisni të ndodhi tani?

Fran Krosi: Unë nuk e di se çfarë presim! Ne presim me shku tek gropa. Veç me shku tek gropa, atë presim! Unë për vete po një herë, se jam i sëmurë, me diabet, me tension, me zemër. Unë për vete jam me ilaçe. Edhe kjo e vjetër. Ne presim me shku tek gropa!

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po bën propagandë me procesin e rindërtimit, ndërsa kërkon zgjidhje sa më të shpejtë për familjet që sipas saj janë lënë në qiell të hapur.

Tv Klan





Të ngjashme