“Qeveria punon për vete, ministrat trefishojnë pasuritë”

Nga zona e Dajçit, demokratët akuzuan qeverinë se ka braktisur qytetarët duke mos bërë asnjë investim në Shkodër.

“Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për ju. S’ka bërë asgjë në 8 vjet. Ekonomia shkatërrohet, papunësia rritet, varfëria ulur këmbëkryq, ata në qeveri trefishojnë pasuritë. Kjo është një qeveri që punon për vete”.

Shqetësimit të banorëve për mungesë të investimeve iu përgjigj kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

 “Për 8 vjet nuk ka hedhur asnjë qindarkë tek ne”.

“Vetëm me investimet e Bashkisë, kemi bërë të mundur në të gjithë territorin e bashkisë, pastrimin në masën 78% të kanaleve të dyta dhe të treta që janë në kompetencën tonë. Imagjinoni çfarë ndryshimi i madh do të ishte për banorët në fshat, nëse qeveria do ta kishte politikë të vetën financimin për kullimin”.

Përfaqësuesit e opozitës thanë se pas fitores në zgjedhje, Partia Demokratike ka parashikuar në programin e saj ekonomik 50 milionë Euro investime në infrastrukturën për bujqësinë.

Tv Klan