Oksigjenisti i arrestuar, emërim partiak dhe i paligjshëm

Skandali i shitjes së oksigjenit në spitalin e Kavajës për Partinë Demokratike është dëshmi e emërimeve partiake  dhe të paligjshme nga ana e drejtuesve të PS-së në këtë qytet.

Ish- deputetja Oriola Pampuri, denoncoi nga qyteti i Kavajës shitjen e oksigjenit nga Mensur Shtylla, i arrestuar pak ditë më parë, duke thënë se oksigjenisti që përfundoi në pranga është nipi i ish- drejtorit të spitalit.

Sipas demokratëve, Shtylla, i cili shpërndante bombula oksigjeni pa autorizim mjekësor, u emërua në shkelje të ligjit.

Tv Klan