“Qeveria bën propaganda me programin e strehimit”

Në vijim të denoncimeve për mungesën e ndihmës së shtetit ndaj familjeve të prekura nga tërmeti, Partia Demokratike është ndalur në banesën e Sali Kokomanit në fshatin Gjepal në Shijak. Kjo familje ankohet se komisioni nuk e ka vlerësuar shtëpinë e tij edhe pse dëmtimet shihen me sy.

“Në kohën kur ra tërmeti erdhën disa komisione. Edhe vetëm erdhën atë ditë edhe thanë ka më keq se kjo. Por fakti që është, shikoje”.

Kokomani kërkon nga pushteti vendor financim për riparimet që i duhen banesës së tij.

“Këtu s’ka absolutisht asnjë lloj ndihme. Të paktën të kishin dhënë një 2 milionë lekë ose 5 milionë lekë për të bërë riparime, nuk themi që ta shembin”.

Partia Demokratike e akuzon qeverinë se po bën vetëm propagandë me programin e strehimit duke mos u dhënë ndihmën e duhur familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Tv Klan