“Ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, rasti i dytë që katapultohen figura të tilla”

Partia Demokratike kërkon shkarkimin e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Albert Dervishaj, i cili u emërua në këtë detyrë një ditë më parë.

Nga selia blu, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka zbuluar fakte të cilat e lidhin numrin dy të Policisë së Shtetit me ish- Sigurimin të Shtetit.

“Sipas të dhënave, Albert Dervishaj, është rekrutuar nga Sigurimi në datën 24.08.1981 me numër regjistri 7559. Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenë Ali Anadolli dhe është mbajtur në bashkëpunim nga punonjësi operativ Qirjako Prifti. Këto fakte ekzistojnë në regjistra të agjenturës, kartela dhe procesverbale”.

Demokratët e konsiderojnë të rëndë faktin se brenda pak ditësh janë dy raste që katapultohen në kupolën drejtuese të policisë si ish-bashkëpuntorë të Sigurimit.

“Albert Dervishajt duhet të shkarkohet menjëherë dhe qytetarëve ku duhet kërkuar ndjesë publike për këtë thyerje flagrante të ligjit”.

PD denoncoi disa ditë më parë kalimin e Vettingut në radhët e policisë të zëvendësdrejtorit tjetër të Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka, i cili sipas tyre rezultoi zyrtarisht i dokumentuar si anëtar aktiv i Sigurimit të Shtetit dhe u konfirmua në detyrë në shkelje flagrante të ligjit.

Tv Klan