“Vendi ka nevojë të krijohet sa më parë ky institucion”

Për Partinë Demokratike, dërgimi i çështjes së Gjyakatës Kushtetuese në Venecia, do të sillte vonesa në krijimin e kësaj gjykate.

“Duke patur në konsideratë se Komisioni i Venecias nuk jep vendime por opinione, e vetmja pasojë do të ishte vonesa e bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe hapja e një debati tjetër mbi lexime të kundërta të çfarëdo opinioni të Komisionit të Venecias nga palët”, deklaron sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Ai shton se vendi nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i këtyre debateve dhe se shqiptarët nuk meritojnë të mbeten për muaj të tjerë pa Gjykatë Kushtetuese.

Tv Klan