Lulzim Basha ka paralajmëruar nga mbledhja e Grupit Parlamentar se Partia Demokratike do të vijojë me publikimin e të tjera fakteve që implikojnë Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në trafikun e lëndëve narkotike edhe në Shqipëri.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit, mësohet se demokratët do të jenë të pranishëm nesër në komisionet parlamentare për të treguar se nuk do të ketë normalitet pas skandaleve të qeverisë “Rama”.

Burime nga brenda grupit thonë se vendimet e mëdha opozita do t’i marrë hap pas hapi, nisur edhe nga reagimi i palës së vënën nën akuzë nga selia blu.

Tv Klan