Akuza Prokurorisë së Dibrës: Mbajti në terr hetimin

6 muaj pasi dosja 184 ka kaluar në kompetencën e Prokurorisë së Dibrës për t’u shqyrtuar, demokratët kërkojnë që krimi elektoral, që sipas tyre ka ndodhur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2016-s në Dibër, të hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Kërkesën sekretari i përgjithshëm i demokrateve Gazment Bardhi ia ka drejtuar prokurorisë së këtij Qarku, por dhe Prokurorit të Përgjithshëm përmes një letre, e cila i është shpërndarë dhe medias.

Sipas tij fakti që në dosje janë pjesë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste përfshirë dhe vetë kryeministri ajo duhet të hetohet nga SPAK.

Demokratet akuzojnë drejtuesit e Prokurorisë së Dibrës se pavarësisht të drejtës që kanë për të informuar në cilësinë e kallëzuesit, ata janë mbajtur në terr për ecurinë e hetimeve.

Ndaj në letrën e Bardhit kërkohet informacion për gjendjen e procedimit penal të Dosjes 184, nëse kjo prokurori ka shpallur moskompetencën dhe ia ka kaluar atë SPAK-ut por kërkojnë dhe njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani.

Tv Klan