Partia Demokratike ka kërkuar sërish arrestimin e Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, të cilin e akuzojnë si bashkëpunëtor me bandat për blerjet e zgjedhjeve.

Opozita thotë se dosja “339” nuk duhet të lihet në harresë pasi ajo është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin.

Për selinë blu arrestimi i Dakos është hapi i parë i domosdoshëm në luftën kundër krimit dhe se çdo ditë liri për kryebashkiakun e Durrësit nënkupton paprekshmëri të bandave.

Tv Klan