Grida Duma: Prokuroria të hetojë Ramën për shantazh

Reagimi i Partisë Demokratike për rastin e Manjola Cakonit ka ardhur përmes ish-deputetes Grida Duma e cila vë në dukje se e vërteta e treguar nga Manjola është i vetmi fakt në këtë histori, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës.

Sipas Dumës, Edi Rama edhe sot vijoi me frikësimin dhe intimidimin e Manjola Cakonit, dhe për ta bërë më të qartë ballafaqimin, PD ka vënë përballë fjalët e Kryeministrit me atë të gruas që humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj në tërmetin e 26 Nëntorit.

Partia Demokratike kërkoi që Prokuroria të nisë hetimet ndaj Kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj Manjola Cakonit, që sipas Dumës, nuk bëri asgjë tjetër por kërkoi publikisht të drejtën e saj!

Tv Klan