Lojë të rrezikshme propagandistike e cilësoi Partia Demokratike leximin që qeveria i bëri raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Realiteti që Edi Rama kërkon ta shesë si normalitet nuk mund të mbulohet me propagandën e neveritshme që synon të bëjë shqiptarët për budallenj. Fjalia e parë e raportit të Departamentit të Shtetit se “Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën”, është përfshirë për hëerë të parë këtë vit në raport. Kushdo që e krahason me raportin 2018 do ta konstatojë këtë.”

Sipas selisë blu bashkëpunimi dhe mbrojtja nga qeveria, i ka dhënë mundësi krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale që të forcohen, duke kthyer Shqipërinë na bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Tv Klan