“Atentati ndaj prokurorit Ndoj, prishje pazaresh mes bandave”

Atentati ndaj Prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, sipas Partisë Demokratike është prishje e pazareve mes bandave që opozita thotë se sollën dhe mbajnë në pushtet Kryeministrin Edi Rama.

Sipas selisë blu një nga atentatorët e dyshuar, Redjan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja është ushtar i bandës së Kryeministrit në Fushë Krujë, të cilin demokratët e akuzojnë se ka siguruar vota në zgjedhje për Partinë Socialiste.

Ndaj për opozitën asnjë plan special i qeverisë për luftën kundër krimit të organizuar nuk ka për të funksionuar, sepse sipas saj Kryeministri Rama është vetë kreu i organizatës kriminale “Kap Ça t’Kapësh”.

Demokratët thonë se përfshirja e banditëve që kanë lidhje me pushtetin në atentate mafioze fakton se shteti i ngritur prej Edi Ramës është thellësisht i kriminalizuar.

Tv Klan