Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar tha se Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund të kthejë shpresën e tek qytetarët.

Në fjalën e tij Basha kërkoi që të gjithë që të bashkohem me të dhe të kthehet shresa tek qytetarët.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë,  derisa t’i bëjmë ato realitet. Sepse ambiciet e shqiptarëve kanë qenë përherë ambiciet tona. Partia Demokratike ka hedhur themelet e të gjitha proceseve modernizuese në këto tre dekada.

Me vetëdije, vullnet dhe sakrifica kemi ndryshuar trajektoren historike të Shqipërisë, duke shënuar arritjet më domethënëse që kanë ndryshuar për mirë jetën e njerëzve

Nga rrëzimi i komunizmit dhe sjellja e demokracisë, tek futja në Këshillin e Europës dhe anëtarësimi në NATO, nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe heqja e vizave, tek marrja de facto e statusit kandidat, nga zhvillimi ekonomik dhe sjellja e investimeve të huaja, tek zhvillimet në infrastrukturë, dyfishimi i pensioneve dhe i rrogave në shumë sektorë.  

Të gjitha këto arritje nuk mbajnë rastësisht vulën tonë, por janë produkt i fuqisë jetëgjatë të ideve tona, të sakrificave dhe vendosmërisë së papërkulshme të të gjithë demokratëve shqiptarë.

Ndaj, nga ky kjo tribunë, nga ky takim demokratësh, nga më i vjetri tek më i riu, si njerëz të lirë dhe ballëlartë që me zemër dhe kurajo sfiduan hordhitë e partisë shtet, krimit dhe oligarkisë,

të vetëdijshëm për barrën e rëndë që kemi mbi supe si e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim, mesazhi ynë është fare i qartë: Ejani me ne! Ejani me ne në këtë rrugëtim për demokracinë! Ejani me ne në këtë rrugëtim që do tua kthejë Shqipërinë shqiptarëve!”, tha Basha./tvklan.al