“Kryeministri, përgjegjës për ndërprejen e kontratave”

Demokratët akuzojnë qeverinë se po rrit faturën që duhet të paguajnë shqiptarët pas prishjes së kontratës me kompaninë “kurum” dhe çuarjen e këtij vendimi të qeverisë shqiptare në Gjykatën ndërkombëtare të Arbitrazhit.

“Kjo kompani, të cilës iu ndërpre kontrata e terminalit në portin kryesor të vendit, kërkon jo pak por 100 milionë Euro dëmshpërblim, për prishje të padrejtë kontrate”.

Pas prishjes së kontratave, selia blu thotë se fshihen afera korruptive të qeverisë, fatura e të cilave do të rëndojë në buxhetin e shtetit në një shumë prej 153 milionë Eurosh.

“Pa pyetur për pasojat financiare që rëndojnë mbi shqiptarët, Edi Rama ka marrë vendime të pastra politike. Për të shpërblyer me korrupsion kompani dhe individë, klientë të tij dhe të qeverisë së tij, siç është rasti i rrugës Tiranës-Elbasan”.

Pak ditë më parë Kryeministri Rama tha se vendi ynë nuk ka humbur ende asnjë gjyq në arbitrazh dhe se proceset janë ende në vijim.

Tv Klan