Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit në Qarkun e Kukësit. Partia Demokratike e ka ngjyrosur në blu këtë qark duke dalë fitimtare.

Selia blu mori 18,934 vota. Socialistët morën 10,970 vota. Mandatet në këtë qark ndahen, 2 për PD-në dhe 1 për PS-në.

Siç e thamë më lart, rezultati në fjalë vlen për votat brenda vendit, ndërkohë që po vijon numërimi edhe për votat e diasporës.

Rezultati në Kukës:

Partia Demokratike – 18,934 vota

Partia Socialiste – 10,970 vota

PSD – 5,061 vota

Mundësia – 241 vota

Nisma Shqipëria Bëhet – 227 vota

Lëvizja Bashkë – 109 vota

Koalicioni Euroatlantik – 88 vota

Lëvizja Atdheu – 44 vota

Aleanca Kombëtare Shqiptare – 45 vota

Aleanca Demokracia e Re – 3 vota

Djathtas për Zhvillim – 39 vota

Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit dhe numërimit çdo orë, si dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

/tvklan.al