Punimet që Autoriteti Rrugor pritet të nisë nga data 14 deri në 19 Shkurt në dy segmente atë, Tiranë-Qafë -Kashar, kthesa e Rinasit dhe në aksin Tiranë-Kamëz, për Partinë Demokratike janë pjesë e skenarit të kryeministrit Rama për të penguar protestën e thirrur nga opozita në 16 Shkurt.

Gazment Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD-së: 

Po paralajmërojmë që tani çdo kompani ndërtimi që të mos nxjerrin në rrugë asnjë makineri  dhe të mos bëjnë asnjë veprim që cënon lëvizjen e lirë të protestuesve drejt Tiranës! Përndryshe fati i tyre është i njohur! Qytetarët do t’i heqin pengesat me mënyrat e tyre, njësoj siç bënë banorët e Unazës së Re! Për çdo pasojë që sjell zbatimi i këtij skenari që pengon protestën e 16 Shkurtit, Edi Rama do të jetë i vetmi që do të mbajë përgjegjësi.

Demokratët thonë se përmes makinacioneve qesharake për bllokimin e rrugëve kombëtare, kryeministri Rama tregon se është nën panik e frikë nga revolta popullore e së shtunës.

Tv Klan