Partia Demokratike thotë se Gjykata Europiane e Auditimit ka konfirmuar se një në tre tendera janë dhënë pa garë nga qeveria, duke shmangur procedurat për një proces të ndershëm. Opozita thotë se kryeministri dhe ministrat e tij po e trajtojnë pushtetin si tepsi dhe se korrupsioni në nivelet më të larta të qeverisë po mban lag investimet e huaja.

“Gjykata Europiane e Auditit ka nxjerrë shifrat që faktojnë se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t’i kursesnin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Qeveria është e angazhuar personalisht që në këto tendera të fitojnë kompanitë klientë të saj, te cilat ndajnë vjedhjen me vetë kryeministrin dhe ministrat e tij. Rishikimi i ligjit të koncesioneve e prokurimeve për të siguruar konkurencë të lirë, do të jetë prioritar, së bashku me Ligjin Antimafia, që do të kthejë tek shqiptarët çdo cent të vjedhur nëpërmjet krimit dhe korrupsionit qeveritar. “

Tv Klan