Partia Demokratike po hesht për akuzat e bëra një ditë më parë nga ish- Nënkryetari i kësaj force politike, Astrit Patozi.

Patozi e akuzoi kreun e demokratëve për korrupsion gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Tiranës me lejet e ndërtimit dhe pallatet e ndërtuara ndër vite, si dhe blerjen e mandateve të deputetëve në listën e hartuar prej tij.

Të pyetur nga televizioni Klan, selia blu tha se deklarata e djeshme e Lulzim Bashës është qëndrimi i Partisë Demokratike dhe se Kuvendi Kombëtar është forumi ku të gjithë do të kenë mundësi të tregojnë idetë e veta.

Tv Klan