PD i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për kryeministrin

Posta

PD i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për kryeministrin

15:10 02/10/2019

“Të zbardhet pagesa 80 mijë dollarë për foton me Obamën”

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve, të bërë sipas saj për llogari të Kryeministrit Rama, për një foto mes tij dhe ish-Presidentit Amerikan, Barak Obama në vitin 2012.

Përmes një shkrese drejtuar organit të akuzës, selia blu thotë se kërkesa i është dërguar prokurorisë pas vendimit të Gjykatës Amerikane, për të dënuar me 4 muaj burg shtetasin amerikan, William Argeros, i cili sipas gjykatës ka marrë i 80 mijë dollarë për foton Rama-Obama.

Ndaj sipas selisë blu, Prokuroria ka detyrimin që të nisë menjëherë procedimin penal, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve për burimin e financimit prej 80 mijë usd, që sipas saj Kryeministri Rama ka paguar dhe nuk i ka deklaruar.

Përmes 9 pyetjeve, PD  thotë se kryeministri duhet të hetohet për 3 vepra penale; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi