Opozita, dyshime për paratë e pastrimit të plehrave në Tiranë

Partia Demokratike ka denoncuar sërish marrëveshjen midis Bashkisë Tiranë-Bashkisë Veronës dhe kompanisë AGSM Holding për pastrimin e plehrave në Tiranë, të quajtur Eco Tirana.

Denoncimi i Partisë Demokratike vjen pas nisjes së hetimeve në Itali ndaj ish-kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi që firmosi marrëveshjen në Tiranë.

Ai është nën hetim për pastrim parash dhe mediat italiane aludojnë për lidhjet e tij me Ndragheta-n. Pikërisht për këtë arsye, PD kërkon nisjen e hetimeve nga SPAK.

Tv Klan