Partia Demokratike vijon me akuzat e saj dhe thotë se kryeministri Edi Rama e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro.

Përmes një deklarate selia blu thotë se Rama ka kuptuar që plani i PD-së është për ta çuar përpara dhe se ka filluar të kopjojë pjesë të tij.

Madje ironizohet kryeministrin duke thënë se e do mandatin e tretë për të mos bërë asgjë.

“Jemi të lumtur që shikojmë se Edi, më në fund, e kuptoi ashtu si gjithë shqiptarët, se plani ynë do ta çojë Shqipërinë para, ndaj edhe ka filluar të kopjojë pjesë të tij. Po të gjithë e dinë se pas zgjedhjeve, ai s’do të bëjë asgjë nga ato që thotë. Edi e do mandatin e tretë që të vazhdojë të mos bëjë asgjë.  Nëse s’keni bërë asgjë në 8 vjet, s’do të bëni as në 4 të tjerët. Edi e ka lënë në vend numëro Shqipërinë, ne do ta çojmë përpara. Ne do të zbatojmë gjithë planin tonë kur të fitojmë dhe nëse nuk do ta bëjmë, nuk do të kërkojmë mandat të dytë. Këtë bëjnë kryeministrat e vërtetë. Kështu fiton Shqipëria”./tvklan.al