PD i përgjigjet Ramës: Opozita dakord për hapjen e listave 100%


PD i përgjigjet Ramës: Opozita dakord për hapjen e listave 100%

16:38 28/07/2020

Partia Demokratike i është përgjigjur mesazhit të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Twitter, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, shkruan se heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i Edi Ramës me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme.

“Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe atë jemi të vendosur ta ruajmë dhe ti shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë”.

Më herët Rama u shpreh se “Pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese, as juridike, po thjesht politike! Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde”/tvklan.al




Të ngjashme