Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama për infektim masiv për shkak të grumbullimeve masive që bëhen nga kampi blu.  Por demokratët thonë se rrumpallë është fushata e Ramës, që sipas tyre nuk ka asnjë arritje për të shpalosur.

“Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë. Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve. Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët”, thuhet në reagimin e PD-së.

Kryeministri shpërndau më herët një foto të takimit të Bashës në një piknik në Elbasan me të rinjtë, ku nuk zbatoheshin masat e pandemisë. Kreu i qeverisë tha se Basha dhe PD-ja janë duke bërë infektimin masiv./tvklan.al